Vendosni fjalën kyçe....

Princ Leka uron Krishtlindjen: Iu realizofshin ëndrrat, lumturi dhe harmoni


Princ Leka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë dashamirësit, për festën e Krishtlindjes.

Princi ka uruar duke shpërndarë fotografi me familjen e cila në këtë vit është shtuar me vajzën e vogël.

Të dashur miq e dashamirës,

Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!

Nga zemra,

Ne të tre...”-shkruan Princ Leka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *