Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon pretendimet e PD-së për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Shkodër


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Shkodër.

Ata kanë lënë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhësve, e cila njohu rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark, ku mandatet u ndanë, 5 për Partinë Demokratike, 3 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Social Demokrate.

Bazuar në analizën e fakteve të administruara, KAS vendosi, rrëzimin e kërkesës ankimore të PD, lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për Qarkun e Shkodrës. Ky vendim hy në fuqi menjëherë, kundër këtij vendimi do të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij vendimi. Seanca e radhës fillon nesër në orën 10:00, me numërimin e QV të kërkuara”, tha anëtari i KAS

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *