Vendosni fjalën kyçe....

NASA lajmëron se 5 asteroidë janë duke ardhur drejt nesh


NASA po raporton një fillim mjaft të vështirë për këtë javë, pasi pesë asteroidë po fluturojnë në drejtim të Tokës.

Katër nga pesë shkëmbinjtë hapësinorë u vunë re vetëm në maj, duke ngritur shqetësime se sa të pregatitura janë mbrojtjet tona planetare.

Asteroidët me një diametër prej 46 metrash deri në 180 metrash, nuk do të prekin Tokën, kështu që nuk ka asnjë shqetësim tjetër në këtë vit aq të hidhur për njerëzimin për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe trazirat sociale e civile që kanë pllakosur Tokën deri më tani.

Sidoqoftë, më shumë shqetësim sesa 5 vizitorët e kësaj jave është një asteroid tjetër që u afrua dhe e kaloi Tokën, përpara se të zbulohej.

Siç shkruan RT, bëhet fjalë për një asteroid me diametër 122 metra, që është quajtur 2020 LD.

Ky është shkëmbi më i madh hapësinor që ka kaluar midis Tokës dhe Hënës që nga viti 2011 dhe askush nuk e kishte vënë re derisa na kaloi në datën 5 qershor. Por nuk u zbulua deri në datën 7 qershor nga shkencëtarët. 2020 LD ishte akoma më i madh se asteroidi Chelyabinsk i cili bëri kërdinë në Siberi, në vitin 2013.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *