Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli: Nuk kam punuar asnjë ditë, asnjë orë të vetme për Sorosin, fondacioni i tij më kujton Internacionalen Socialiste


Në konferencën e sotme për mediet, kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli u pyet nga gazetarët nëse do ta përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i partisë, nëse zgjidhet ai kryetar.

Por ai theksoi se e gjithë ajo për çfarë qëndron Kadilli është një PD e hapur dhe pa përjashtime. Sipas tij ish-kryeministri është institucion më vete, nuk është as deputet i zakonshëm dhe se ai vetë e vendos distancën mes tij dhe PD-së.

“Unë flas për PD të hapur dhe të bashkuar, nuk ka një PD që përjashton. Duhet hequr përjashtimi. Berisha është institucion, nuk është anëtar i thjeshtë i partisë, nuk është deputet i zakonshëm. Është vetë zoti Berisha ai që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen.”- tha Kadilli.

Po ashtu ai u pyet edhe për qëndrimin e tij ndaj Fondacionit të George Sorosit në Shqipëri dhe nëse ka patur ndonjëherë më parë bashkëpunim me të.

 “Dëshiroj të bëj një sqarim publik për të gjithë të interesuarit dhe për këdo. Nuk kam punuar asnjë ditë të vetme, asnjë orë të vetme dhe nuk jam paguar asnjë qindarkë nga fondacioni Soros. Asnjëherë!

Kam punuar për shumë organizata ndërkombëtare përfshirë UNICEFF, UNCR, UNDP, UDAID për një kohë të gjatë dhe asnjëherë nuk më ka rastisur të punoj për Fondacionin Soros.

Nëse ka pyetje të tjera të kësaj natyre është një shans i mirë për të sqaruar këdo dhe nëse më pyesni se çfarë përshtypje kam për aktivitetin e tyre, për mua Shoqëria e Hapur apo si quhet ajo që financohet nga Soros, më kujton Internacionalen Socialiste.”- u shpreh zoti Kadilli në një konferencë për mediet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *