Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në Prezë


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mëngjes në Prezë, pak kilometra larg Tiranës. Sipas televizionit “News 24”, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale B.S.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia në vendngjarje ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ndodhinë dhe identifikuar autorët. Sakaq po merren në pyetje dhe familjarët.

Në vazhdim pritet një informacion zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *