Vendosni fjalën kyçe....

Meta refuzoi të paraqitej në Komision, Hysi: Uroj të jetë ndonjë lajthitje e stafit


Pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, anëtarja e këtij komisioni Vasilika Hysi ka deklaruar uron që përgjigja e Metës të ketë qenë ndonjë “lajthitje e stafit”.

Sakaq, zonja Hysi kundërshtoi propozimin për ta sjellë presidentin me forcë në Komision për të dëshmuar.

“Unë i kam lexuar përgjigjet e presidentit, uroj që presidenti të mos ishte autor i shkrimit të këtyre përgjigjeve, por të ishte lajthitje e stafit të presidentit të Republikës.

Presidenti ta zgjedhë vetë ditën dhe orën duke e lënë të hapur që të vijë. Pra ajo që shkruhet ne si komision dhe deputetët e ripërsërisin kërkesën nuk qëndron pasi kjo është bërë që presidenti të dëgjohet të dëshmojë, meqë thotë se kam qenë në pamundësi për të ardhur.  

Propozimi për ta thirrur dëshmitarin me forcë, unë nuk jam, nuk do të doja që në këtë periudhë kaq të ngarkuar me modelin më të shëmtuar të përcjelljes se mesazheve politike të formë shfaqej që nuk janë aspak në të mirë qoftë për qytetarët qoftë për institucionin e presidentit. Mos i dërgoni më ftesa”– tha zonja Hysi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *