Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka takim me homologë nga tre vendet e BE-së, Ministri Austriak: Shqipëria e gatshme t’i hapen negociatat


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologët e saj nga tre vende të BE-së.

Në takimin e saj me ministrat e Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, Xhaçka u shpreh se Shqipëria është gati për të pritur konferencën e parë për hapjen e negociatave.

I informova kolegët për përparimin që vendi ka bërë bë rrugën e integrimit në BE. Ndamë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare, ose thënë më mirë nisjen defakto të negociatave të anëtarësimit, Shqipëria kë bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ja kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit ët drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi arritur të zhvillomë një proces transparent zgjedhor. Me njohjen e qartë që Komisioni Evropian i ka bërë këtyre arritjeve, kemi pritshmëri të larta që Këshilli të dakordësohet për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti“-deklaroi Xhaçka.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg theksoi se Shqipëria ka bërë detyrat për t’u hapur negociatat ndërsa shtoi se BE-ja nuk do i kthejë kurrizin Shqipërisë.

“Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian,  një mesazh  fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve, njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria ishte në gjendje t’u jepet trashin e parë të vaksinave.  Te tjera vaksina do të vijnë, BE nuk do të ktheje kurrizin nuk do t’ju braktisë ne do të mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe në periudhën vijuese. Kur të 6 vendet e Ballkanin Perëndimor të bëhen pjesë e BE do të kemi arritur vizionin e kontinentit pas Luftës së dytë Botëror. Shqipëria është e gatshme që të çelë negociata nuk ka asnjë arsye më për vonesa. Ky është një proces që duhet të nisë më në fund. Do të mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen”- tha ministri i jashtëm Austriak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *