Vendosni fjalën kyçe....

Kishat në Fier bien pre e hajdutëve


Dy kisha në Fier kanë rënë pre e hajdutëve të cilët kanë thyer drynet e tyre.

Në kishën e Libofshës “Shën Gjergji” ata kanë thyer arkën e qirinjve dhe kanë marrë rreth 2000 lekë.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *