Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti i rëndë, avioni i Ryanair detyrohet në ajër të devijojë rrugën e të ulet në Bjellorusi


Mediat e Bjellorusisë raportojnë se një fluturim i Ryanair nga Athina drejt kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius, u devijua ndërsa ishte mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe u detyrua të ulej në Minsk me qëllimin e vetëm të arrestimit të gazetarit Roman Protasevich, i cili ka qenë kritik ndaj regjimit të Presidentit Alexander Lukashenko.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda reagoi duke postuar në Tëitter: “Ngjarje e paparë! Një aeroplan civil pasagjerësh që fluturonte për në Vilnius u ul me forcë në Minsk. Aktivisti politik bjellorus dhe themeluesi i @NEXTA_EN ishte në aeroplan. Arrestohet. Regjimi qëndron prapa veprimit të neveritshëm. Unë kërkoj lirimin e Roman Protasevi  menjëherë.”

Ka raporte që bien ndesh me njëri-tjetrin për atë që ka ndodhur. Në njërën, kishte gjoja një thirrje për një bombë të dyshuar në bord. Në një tjetër, që erdhi nga NEXTA, oficerët e KGB-së së Bjellorusisë, të cilët kishin hipur në aeroplan në Athinë, shkaktuan një trazirë.

Drejtori menaxhues i NEXTA gjithashtu raportoi në lidhje me një avion ushtarak që e detyroi avionin civil në aeroportin e Minskut. Megjithatë asnjë nga ato raporte nuk është pohuar ende.

Associated Press raportoi se ‘shërbimi presidencial bjellorus i shtypit tha se presidenti Alexander Lukashenko personalisht urdhëroi që një avion luftarak MiG-29 të shoqërojë aeroplanin e Ryanair në aeroportin e Minskut’.