Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon video me valle tropojane: Ky kërcim të bëhet pjesë e UNESCO-s


Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video nga një koncert recital i koreografit Skënder Haklaj, me këngë e valle të Tropojës.

Meta kërkon që kërcimi i Tropojës të promovohet dhe bëhet pjesë e UNESCO-s. Sipas tij është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore dhe të ruajmë këngët, vallet e traditat.

“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.
Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.
Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
1000 vjet valle TR❤POJE!”, shkruan Meta krahas videos së publikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *