Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon nga Thumana: Po merr formë përditë qyteza e bukur e Rilindjes


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga punimet që po bëhen për rindërtimin në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Rama shprehet se çdo ditë po merr formë qyteza e bukur e Rilindjes: “Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë”.

Tërmeti i 26-nëntorit u mori jetën 51 personave, e 25 prej viktimave ishin vetëm në Thumanë. Një nga zonat që pësoi më shumë humbje jete dhe më shumë dëme.

Videoja e Ramës nis me pamjet 3D se si do jetë shkolla e re, me fëmijë që shfaqen duke luajtur basketboll, dhe vijon me pamjet nga kantieri i Rindërtimit të banesave individuale dhe atyre kolektive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *