Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen tri makina në aksin Maminas-Durrës, njëra shpërthen në flakë


Foto ilustruese

Tre automjete janë përplasur këtë mëngjes në aksin rrugor Maminas-Durrës, ku njëri prej tyre është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje, po ashtu edhe zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 20.05.2021, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip ‘Benz’ , ‘Renault’ dhe ‘Volksvagen’, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme material. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e këtij incidenti është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Trafiku i rënduar paraqitet mes zonës së Sukthit deri në afërsi të Vorës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *