Vendosni fjalën kyçe....

Mbrëmje paniku, banorët e Korintit largohen nga shtëpitë pas zjarrit të madh që përfshiu pyjet (VIDEO)


Banorët e Korintit në Greqi kanë kaluar një mbrëmje mes zjarrit dhe panikut. Siç raporton gazeta Kathimerini, një zjarr është në zhvillim e sipër në një zonë pyjore në zonën e Schino Loutraki në Korint dhe zjarrfikësit kanë nisur evakuiimin e banorëve të zonës.

Zjarri shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në Dionysos Avenue, mirëpo era ka ndihmuar në përhapjen e tij me shpejtësi, duke bërë që njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre. Sipas mediave greke, autoritetet urdhëruan evakuimin e gjashtë fshatrave dhe dy manastireve në malet Gerania si një masë paraprake.

Për shuarjen e flakëve aktualisht janë angazhuar gjithsej 54 zjarrfikës me 21 automjete, dy divizione këmbësorie si dhe njësia speciale e motorizuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *