Vendosni fjalën kyçe....

“Mesazhe me foto e video nudo” -Turistja nga Arabia Saudite vjen me pushime në Tiranë, por ngacmohet seksualisht


Një vajzë 25-vjeçare nga Arabia Saudite ka denoncuar në polici një të ri shqiptar, për ngacmim seksual.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare.”- njoftoi policia.

E reja nga Arabia Saudite kishte ardhur për pushime në Tiranë, ku u njoh dhe me 24-vjeçarin J. Meta.

Mirëpo ky i fundit, nga data 17 deri ditën e djeshme i ka dërguar vajzës foto dhe video nudo të tij si edhe mesazhe në gjuhën angleze me përmbajtje banale. Turistja nuk duroi dot më dhe e denoncoi rastin në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *