Vendosni fjalën kyçe....

Debate në mbledhjen e KAS-it, Rusmajli: Na jepni emrat dhe pozicionet e atyre që kanë tentuar të votojnë dy herë


Mbledhja e sotme e Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave (KAS) u shoqërua me mjaft debate mes anëtarëve. Kjo pasi shenjat e gishtërinjve kanë rezultuar të njëjta në dy qendra votimi në Qarkun e Gjirokastrës që sipas përfaqësuesve të opozitës, provon se ka patur persona kanë tentuar të votojnë më shumë se dy herë.

Por përfaqësuesja e KQZ-së, Lealba Pelinku tha se, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi.

Anëtari i KAS-it, Ilir Rusmajli thotë se të dhënat e paraqitura nga Pelinku janë kontradiktore dhe ka kërkuar që brenda kësaj seance të dalin emrat e 2 personave dhe pozicionet që kanë ato.

“Ç’i keni këto fantazira, ç’janë këto? Unë dua që provat t’i shërbejnë drejtësisë. Është interesante, si ka mundësi që asnjërit në këtë sallë nuk i intereson të dijë ata që me gjasë kanë abuzuar, kujt force i përkasin. Pse nuk e bën asnjeri këtë? A e nxirrni brenda kësaj seance të na tregoni se cilat funksionesh kryejnë këta persona?”- është shprehur Rusmajli.

Sipas tij “Ka një mundësi që këta persona kanë provokuar sistemin, për t’i shërbyer padive.

Ndërkohë debate të forta ka pasur mes Ledio Brahos dhe Ilir Rusmajlit.

Braho i tha Rusmailit: “Po e bën si hetuesia e dikurshme, mbetet vetëm ajo drita e kuqe të ndizet e të fiket”.

Ky i fundit iu përgjigj: “Ç’i ke këto fantazi, komisionerët janë për burg. Nëse jeni përpara një shkelje individuale vlera e saj në raport me kërkesën për pavlefshmëri është ajo e shkeljes individuale. Nëse jemi para një rasti kur provokimi bëhet për motive politike vlera e shkeljes është e ndryshme nga ajo e një rasti individual.”

Por Braho gjykon se “S’jemi as prokurori as gjykatë të vlerësojmë anën subjektive të komisionerëve. Se po bëni poezi këtu. Se dimë nga çfarë premisash është nisur ai komisioner për të votuar në qendra votimi. Këtë se paraqet dot asnjëherë. Ndaj pyesni prokurorinë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *