Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, bashkëshortja: S’e kemi nga Licët, 15-vjeçari përdori kodin me kalë për ta nxjerrë nga shtëpia


Bashkëshortja e Endri Mustafës, personit që u gjet i ekzekutuar ditën e djeshme në Shkodër, ka thënë sot se të shoqin nuk e ka vrarë i dyshuari Ibrahim Lici.

Në një deklaratë për media, Ingrit Mustafa pohoi se me familjen Lici ka marrëdhënie të shkëlqyera duke akuzuar 15 vjeçarine arrestuar, Ergys Malja, se e ka nxjerrë të shoqin nga shtëpia me anë të një mesazhi..

“Nuk e kemi nga Licët, me to kemi marrëdhënie të shkëlqyera, jap deklarate kudo siç kam dhënë në polici. Të pyetet i mituri se për çfarë e ka nxjerrë nga shtëpia Endrin dhe kush e ka pritur. Ai është përdorur për ta çuar në Livadhe. Endri më tha vij për 10 minuta.  Ai përdori kodin kur të nis një kalë, dil nga shtëpia.” – ka thënë ajo.