Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Kombinati: Këtu u bëra deputete për herë të parë, rinia ka forcën e ndryshimit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorë të Kombinatit, ngriti shqetësimin për shembjen e pallateve në këtë zonë, ndërsa akuzoi për këtë çështje Bashkinë e Tiranës. Kryemadhi tha se ndërtimet në kryeqytet janë absurditet.

Mes të tjerash ajo tha se ajo beson tek të rinjtë, duke shtuar se ëndrrat e tyre janë të patjetërsueshme.

Kujtoj kohën, vitin 2001 kur kombinatasit me votuan mua si deputet të PS-së. Ai moment kur Kombinati, Misto Mame, Qyteti i Nxënësve, unaza e re, i dhanë Monika Kryemadhit 71% të votave si deputet në mazhoritar”-.

Kryemadhi vijoi më tej se “në Kombinat kemi themeluar LSI-në. Unë kam qenë në 2005-n kandidate e LSI-së dhe ajo që dua të them është që rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e bindur që përsëri në Kombinat do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm, por jo në përqindje, do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, sepse Kombinati ka atë energjinë pozitive, ka të rinjtë dhe të rejat, ka forcën e e të rinjve dhe të rejave, forcën e të ardhmes”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *