Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Endri Mustafa i gjetur i vrarë sot në Shkodër, lidhja me vëllezërit Bilali


Personi i gjetur i pajetë në zonën e Livadheve në Shkodër është Endri Mustafa, një person i njohur për policinë.

Kjo sepse Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën.

Po ashtu 32-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për plagosje, ndërsa emri i tij del përsëri në vitin 2020 gjatë operacionit “Maranaj” ku u shpall në kërkim për fajde.

Endri Mustafa ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit. Sipas televizionit “News 24”, trupi i tij është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.  Viktima kishte tre ditë i zhdukur dhe familjarët kishin bërë denoncim.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *