Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët e Gazës: E diela ishte dita më vdekjeprurëse


Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve me Izraelin, të hënën e kaluar.

Më shumë se 40 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite në gjithë territorin vetëm ditëln e dielë.

Ushtria e Izraelit thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3 mijë raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”. Ai u lut për t’i dhënë fund menjëherë dhunës “krejtësisht të tmerrshme”.

Herët të hënën, avionët luftarakë izraelitë filluan 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izraelin jugor.

OKB ka paralajmëruar gjithashtu për mungesa të karburantit në Gaza, gjë e cila mund të çojë në humbjen e energjisë në spitale dhe objektet e tjera.

Lynn Hastings, zëvendës koordinatore speciale e OKB për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, i tha BBC-së se ajo u kishte bërë thirrje autoriteteve izraelite që të lejonin OKB-në të dërgonte karburant dhe furnizime, por iu tha që nuk ishte e sigurt.

Zyrtarët e Gazës thanë se 42 persona, përfshirë 16 gra dhe 10 fëmijë, vdiqën në sulmet ajrore të së Dielës. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza tani shkon në 188 persona, përfshirë 55 fëmijë dhe 33 gra, me 1,230 të plagosur.

Ndërsa Izraeli thotë se dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet me raketa të Gazës.

Çfarë ndodhi të Dielën?

Sulmet ajrore izraelite goditën një rrugë në Gaza menjëherë pas mesnatës të Dielën, duke shkaktuar shembjen e të paktën tre ndërtesave dhe dhjetëra viktima.

Hamasi lëshoi ​​një seri raketash drejt Izraelit jugor brenda natës dhe gjatë pasdites.

Miliona izraelitë u grumbulluan në dhoma të sigurta ose strehimore ndërsa sirenat u ndezën. Palestinezët gjithashtu u përpoqën të merrnin masa paraprake, por në Rripin e Gazës të tejmbushur dhe me burime të dobëta, shumë nuk kishin ku të shkonin.

Riyad Eshkuntana i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai i vuri vajzat e tij për të fjetur në një dhomë të shtëpisë së tij, që ai mendonte se ishte më e largëta nga shpërthimet. Vetëm një nga vajzat e tij mbijetoi, Suzy gjashtë vjeçare. Gruaja e tij dhe tre fëmijët e tjerë vdiqën.

“Unë vrapova për të parë vajzat.”– tha Eshkuntana. “Gruaja ime u hodh, ajo përqafoi vajzat për t’i nxjerrë nga dhoma, pastaj një sulm i dytë ajror goditi dhomën… Tavanet u shkatërruan dhe unë isha nën rrënoja”.

Ushtria izraelite më vonë tha se kishte kryer sulme në një sistem tuneli militant në zonë. Rënia e tuneleve bëri që shtëpitë e sipërme të shembeshin gjithashtu, duke çuar në viktima të paqëllimta civile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *