Vendosni fjalën kyçe....

Një plumb në kraharor e dy në kokë, ekzekutohet ish-boksieri grek (VIDEO)


Tre plumba morën jetën 58-vjeçarit me inicialet M.K, një ish-boksier grek. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar momentin e ekzekutimit të ish-boksierit, i cili rrëzohet i vdekur për tokë pasi ekzekutuesit qëlluan drejt tij në Metamorfosi të Athinës në Greqi.

Mediet greke raportojnë se një plumb e kapi atë në kraharor dhe dy plumba në kokë.
Vrasja e cila tronditi vendin fqinj, ndodhi rreth orës 22:30, kur sapo 58-vjeçari ndaloi motoçikletën e tij përballë një mense. Një motor tjetër me dy persona i cili po vinte nga drejtimi i kundërt, iu afrua dhe me 3 plumba i morën jetën.

Ishte pasagjeri ai qe nxori armën dhe qëlloi në drejtim të M.K-së nga një distancë shumë e afërt.

Viktima i njohur edhe me pseudonimin “Koka” ishte një njeri i njohur i “natës”, pasi ishte edhe pronar i një klubi në Athinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *