Vendosni fjalën kyçe....

PS lë jashtë procesit të ristrukturimit në Shkodër, ish-ministrin Bushati


Partia Socialiste ka lënë jashtë procesit strukturues ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Shkak për këtë është bërë problematika e krijuar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, të cilin e kapi ligji i Dekriminalizimit, pasi Pjetri nuk kishte deklaruar arrestimin për trafik droge në Itali.

Bushati nga ana e tij e ka mohuar se ka qenë ai që e ka kandiduar Pjetrin për Bashkinë e Shkodrës.

Lajmi është dhënë nga i deleguari i PS-së, për Shkodrën, Arben Pëllumbi, i cili në një deklaratë për ‘Ora News’ tha: ‘Zoti Bushati ishte drejtues politik i qarkut të Shkodrës, dhe përderisa qarku i Shkodrës pati ato probleme që pati, në këtë pjesë strukturimi zoti Bushati nuk është përfshirë’. –  tha Pëllumbi.

Pjetri u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në votimet e 30 qershorit por u dorëhoq pa e marrë ende detyrën pas publikimit të dokumenteve që faktonin arrestimin e tij në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *