Vendosni fjalën kyçe....

Motori godet nga pas kamionin në Unazën e Re, plagoset 23-vjeçari


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Unazën e Re.

Mësohet se një motor ka goditur nga pas një kamion, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit të parë. I plagosuri është një djalë 23-vjeçar, i identifikuar vetëm me inicialet L. Dh.

“Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *