Vendosni fjalën kyçe....

BE mban në fuqi edhe për 6 muaj sanksionet kundër Rusisë


BE zgjati sanksionet ekonomike kundër Rusisë edhe me gjashtë muaj të tjerë pasi e akuzon Moskën për destabilizimin e situatës në Ukrainë.

“Udhëheqësit e BE-së i bëjnë thirrje Rusisë të marrë plotësisht përgjegjësinë e saj në sigurimin e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Minskut si kusht kryesor për çdo ndryshim thelbësor në qëndrimin e BE-së.” – thuhet në deklaratë.

Sanksionet që u futën për herë të parë në vitin 2014 në përgjigje të ‘veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ukrainë, janë shtyrë deri më 31 janar 2022.” – vijon deklarata.

Sanksionet ekonomike kufizojnë qasjen ruse në tregjet kryesore e ato të dorës së dytë të kapitalit të BE-së dhe gjithashtu ndalojnë format e ndihmës financiare dhe ndërmjetësimin ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe kufizimin e mëtejshëm të qasjes ruse në teknologjitë në prodhimin dhe kërkimin e naftës, sipas deklaratës.

Blloku ka aplikuar regjime të ndryshme sanksionesh që nga viti 2014, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit në përgjigje të asaj që thotë se është shkelja e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, së bashku me hezitimin e Moskës për të zbatuar plotësisht marrëveshjet e Minskut që synojnë të vendosin një armëpushim në Ukrainën lindore.