Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: PD-ja po zhgënjen mbështetësit me mos hapjen e listave, nuk do ndalemi për ta arritur


Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se nuk do ndalet puna për hapjen e listave të kandidatëve për deputet.

Hajdari tha se PD-ja nuk është dakord për hapjen e listave edhe pse kërkohen gjerësisht nga qytetarët.

Nuk kam reshtur duke ecur në rrugë dhe duke takuar qytetarë për të marrë mbështetje për listat e hapura dhe shoh që qytetarët me ndalojnë dhe më thonë mos u tërhiq. Ka pasur edhe simpatizantë të PD-së që më kanë thënë se janë të zhgënjyer që lidershipi i PD nuk po e mbështet këtë nismë. Erdha me këtë synim sot, për t’i kërkuar PD që të mbështesë listat e hapura. I bëj thirrje demokratëve që janë të zhgënjyer nga kjo mënyrë e kapjes, servilosjes të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Duhet patjetër të shkojmë me lista të hapura.

Nuk ka njeri ta ndalë këtë furtunë ndryshimi. Çdo vend i BE-së përfaqon listat hapura. Është e rëndësishme që kur duhet të flasim për listat hapura të kemi konsensus të gjerë politik. Dua të mos ndalojmë së reshturi së shtriri dorën popullit opozitar që janë të braktisur në rrugë. Listat e hapura për mua do jenë realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme”- tha Hajadri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *