Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i OBSH-së vaksinohet kundër Covidit: Sot ishte radha ime


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, është vaksinuar kundër Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ghebreyesus, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Ai nuk ka treguar se cilën prej vaksinave kundër Covidit ka marrë, megjithatë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen.

“Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar në Hôpitaux Universitaires de Genève kundër COVID-19. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është thelbësore që t’i dërgoni në të gjitha vendet. Nëse ju si unë jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutemi vaksinohuni kur të jetë radha juaj.

Për pasur vaksina për të gjithë ata që kanë nevojë për ata, qeveritë, prodhuesit dhe aktorët e tjerë duhet të angazhohen për aksion dhe për të prodhuar më shumë doza kundër COVID-19.“-shkruan kreu i OBSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *