Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia ‘ngec’ në shtëpi ndaj Teutës


Vllaznia nuk ka qenë në gjendje që të fitojë në fushën e saj ndaj kampionëve të Teutës.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me gol të Da Silva-s por durrsakët barazuan 15 minuta para fundit të ndeshjes me anë të Koubemba-s.

Duhet thënë se miqtë luajtën pjesën e dytë të ndeshjes me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Todorovskit.

Më herët Partiani barazoi në Korçë me Skënderbeun, në një tjetër hap fals ku kryeqytetasit ishin shumë pranë fitores.