Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti gjatë faljes së Namazit/ Personi që tentoi të vetëdigjej vuan nga shëndeti mendor, dërgohet në spital


Qytetari i cili tentoi të vetëdigjej mëngjesin e sotëm duke lyer trupin e tij me benzinë gjatë faljes së Bajramit në Shehsin Skënderbej, rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Sipas “Balkanweb”, 40-vjeçari Besim Grosha ka një kartelë mjekësorë nga spitali Nr.5 dhe pas arrestimit i është dorëzuar këtij spitali për trajtim mjekësor.

Mësohet se Grosha është banues në Tiranë, në zonën e Freskut. Incidenti i mëngjesit shkaktoi panik mes besimtarëve myslimanë në sheshin Skënderbej, të cilët po falnin Namazin me rastin e Fitër Bajramit.