Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoria e Arkivave nxjerr foton: Falja e Namazit në sheshin e Namazgjasë në 1925-ën


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot me rastin e Fitër Bajramit, një fotografi nga falja e Namazit në vitin 1925.

 “Kjo është një fotografi e vitit 1925 nga falja e Bajramit në sheshin e Namazgjasë në Tiranë.

Përmes këtyre momenteve me rëndësi për kujtesën tonë kombëtare që ruhen në Fototekën e AQSH-së, JU UROJMË:

Gëzuar FITËR BAJRAMIN të gjithë besimtarëve muslimanë!

Paqe, gëzim dhe lumturi në familjet tuaja!

Arkivat FRYMËZOJNË!

Arkivar KUJTOJNË!”- shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Pas një muaji agjërim, besimtarët myslimanë në Tiranë janë mbledhur sot bashkë për faljen e Namazit në sheshin “Skënderbej”, në një ceremoni që nisi nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Kujtojmë se vitin e kaluar, falja e Namazit u bë nëpër xhami për shkak të rregullave të pandemisë së Covid-19, por me lehtësimin e tyre u lejuan të fallen në Shesh.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *