Vendosni fjalën kyçe....

“Fitër Bajrami do falet në Sheshin Skënderbej, besimtarët të respektojnë masat anti-Covid” – Njoftimi i Komunitetit Mysliman


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët se Fitër Bajrami do falet në ‘Sheshin SKënderbej’.

Në njoftimin e KMSH-së thuhet se programi do nisë në 05:40 e do mbarojë në 06:20.

Po kështu u bëhet thirrje besimtarëve që do marrin pjesë në festë që të respektojnë në mënyrë të përpiktë masat anti-Covid.

Njoftimi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Dita: E enjte

Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *