Vendosni fjalën kyçe....

40-vjeçari i zhveshur provon t’i vërë flakën vetes në ‘Sheshin Skënderbej’ teksa thërriste ‘S’ka Zot’ (Video)


Një person ka provuar të vetëdigjet mëngjesin e sotëm gjatë faljes së Fiter Bajramit në ‘Sheshin Skënderbej’.

Një burrrë rreth 40 vjeç me iniciale B.G., i zhveshur nga mesi e lart është lyer me benzinë dhe është përpjekur t’i vërë zjarrin vetes teksa thërriste ‘S’ka Zot, duhet ikur nga kjo jetë’.

Ai është ndaluar në kohë nga besimtarët që gjendeshin në shesh të cilët e kanë mbajtur deri në mbërritjen e policisë. Ai është dërguar në Komisariatin 1.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin ‘Skenderbej’ shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *