Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori Çela thirrje prokurorive të vendit: Hetoni në transparencë të plotë dhe shpejtë krimet zgjedhore


Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, ka folur sot për akuzat e ngritura nga subjektet e ndryshme politike për krimet zgjedhore.

Në një deklaratë për mediet, Çela tha se ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut.

 “Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigj e të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë.

Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut.

Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”- deklaroi kryeprokurori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *