Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Griselda Gjikolajt në zonën e Laprakës, burg përjetë për Robert Përpepajn, 23 vite për shokun e tij


Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepajn, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dy vjet më parë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Ndërkohë Ronald Muzhaqi i cili akuzohet se ka ndihmuar autorin është dënuar me 23 vite burgim. Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është i arrestuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor të vitit 2018, në zonën e Laprakës, ku

Griselda Gjikolaj kishte dalë më të fejuarin Saimirin, mikun e tij Erion Bengo dhe një shoqe të saj në një nga lokalet e zonës.

Kur u ngritën nga lokali dhe u drejtuan në makinë, dy persona i prenë rrugën dhe nisën të godasin automjetin. Brenda pak sekondash, Përpepaj ka dalë në anën e majtë të makinës dhe ka qëlluar me dy plumba në kokë 17-vjeçaren. I plagosur mbeti edhe Bengo i cili ndodhej në timon.

Ashtu i plagosur, Erion Bengo i ka dhënë makinës derisa kanë arritur në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e mjekëve, por për Griseldën ishte shumë vonë. Ajo kishte ndërruar jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *