Vendosni fjalën kyçe....

Shembet galeria në minierën e Martaneshit, dyshohet se janë bllokuar disa minatorë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Martaneshit, ku është shembur një prej galerive.

Dyshohet se disa minatorë janë zënë brenda minierës së kromit, ndërsa policia dhe katër ambulanca janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht besohet se shkak i këtij incidenti është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa mendohet se në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *