Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje Ramës: Shkarko urgjent arkëtarin e partisë dhe patronazhistët te Tatimet


Ish-Presidenti Ilir Meta në konferencën e parë për mediat nga selia e “Partisë së Lirisë”, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë drejtorin e Doganave, Genti Gazheli, pasi denoncimeve të njëpasnjëshme të publikuara nga televizioni “News24”.

Meta gjithashtu i bëri thirrje Ramës që të heqë dhe patronazhistët që janë te Doganat dhe te Tatimet.

“Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.

Kjo tregon se shteti është kthyer në abuzim dhe grabitje të arkës së buxhetit të shtetit. Ndaj dua t’i bëj thirrje Ramës që të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga Doganat dhe patronazhistet nga doganat dhe Tatimet. Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar. Të gjitha këto dhëna, të bëra nga publike nga raporte të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare provojnë qartë atë që kemi thënë në krye të herës që Qeveria ka vetëm një axhendë antikombëtare, shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë, që duhet dhe do ta ndalim një orë e më parë.”– tha Meta.