Vendosni fjalën kyçe....

Goditet befas me thikë teksa bënte fushatë politikani prokinez në Hong Kong (Video)


Një deputet i parlamentit të Hong Kongut i lidhur me një fushatë pro-Pekinit u sulmua me thikë nga një burrë në një tenativë vrasjeje. Pamjet tronditëse jaë publikuar me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ligjvënësi Junius Ho u sulmua papritmas të mërkurën në mëngjes, teksa po bënte fushatë në qytetin Tuen Mun. Ai u dërgua në spital ku rapotohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sulmuesi i arrestua.

Në videon e sulmit tregohet sesi një burrë i afrohet politikanit dhe teksa e lavdëron për punën e tij dhe i kërkon një foto, nxjerr nga çanta një thikë dhe godet befas Ho-në në gjoks para se disa persona të ndërhynin duke e shtrirë përtokë sulmuesin.

Ho ka qenë nën kritikat e opozitës në të kaluarën, veçanërisht pasi bëri thirrje për trajtim pa mëshirë për disidentët e Hong Kongut gjatë një tubimi në vitin 2017.

Përpjekja për vrasjen e tij vjen pas disa muajsh protesta në Hong Kong, që nisën fillimisht kundër një projektligji për ekstradimin në Kinë të personave që gjykohen në Hong Kong.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *