Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vendi ynë i meriton negociatat me BE-në, amanet dhe detyrim ndaj fëmijëve tanë


Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për “Euronews” lidhur me procesin e hapjes së negociatave me BE-në dhe mandatin e tretë.

Rama u shpreh se Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh në vitet e fundit dhe është gati të nisë negociatat me BE-në, ndërsa thekson se mandati i tretë është pikërisht për këtë, për të mbaruar punët e nisura.

“Shqipëria ka një ndryshim të madh. Ne jemi mëse gati të hyjmë në negociata për në BE. Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë te hapjes së negociatave. Mandati i tretë i PS është për të mbaruar punët që kemi nisur. Ne planifikojmë vetëm që të punojmë. Për ne, Europa nuk është destinacion politik apo objektiv, Europa është fe. E askush nuk mund ta tradhtoj këtë fe në Shqipëri, sepse për ne Europa është amanet, është një detyrim për fëmijët tanë gjithashtu. Kjo është arsyeja se përse ne do të punojmë fort e më fort, e më fort, për ta bërë Shqipërinë një shtet europian, që funksionon si i tillë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës.

Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë vijuese. Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vahdojmë t’i bëjmë, sepse siç thashë, për ne Europa është ajo që ka qenë ditën e parë. Përherë të tjerët kanë vendosur për ne, vendi ynë ka qenë në hapësira të tjera, jo në hapësirat që duam ne, e që është BE.”- u shpreh Rama gjatë intervistës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *