Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit, Barcelona e Juventusi s’tërhiqen nga Superliga Europiane:  Kërcënimet e UEFA-s s’na trembin


Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi thanë se do të vazhdojnë të mbrojnë Superligën Evropiane dhe iu përgjigjën UEFA-s në një deklaratë të përbashkët të shtunën.

UEFA miratoi të premten sanksionet financiare mbi nëntë klubet që kërkuan të bashkoheshin me Superligën Evropiane pavarësisht tërheqjes së tyre nga projekti.

Por, tre klubet e tjera themeluese, – Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi, – kundërshtojnë të largohen nga projekti, duke thënë se klubet ‘kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë, presione të papranueshme të palëve të treta, kërcënime dhe shkelje për të braktisur projekti n‘.

“Kjo është e patolerueshme. “ – vijon deklarata.

Në deklaratë, ata gjithashtu theksuan se nëntë klube ‘e gjetën veten në një pozitë kaq të paqëndrueshme dhe kontradiktore’ pasi nënshkruan një angazhim për UEFA.

“Sidoqoftë, duke pasur parasysh që çështjet që bënë që 12 klubet themeluese të shpallnin Superligën Europiane javë më parë nuk janë zhdukur, ne përsërisim që, për të nderuar historinë tonë, për të përmbushur detyrimet tona ndaj aktorëve dhe tifozëve tanë, për të mirën e futbollit dhe për qëndrueshmërinë financiare të sektorit, ne kemi për detyrë të veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të këmbëngulim në ndjekjen e zgjidhjeve  të përshtatshme, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve të papranueshme dhe të vazhdueshme të marra nga UEFA.” – thuhet më tej në deklaratën e tre klubeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *