Vendosni fjalën kyçe....

Miqësia e Bill Gates me Jeffrey Epstein ‘tërboi’ bashkëshorten e tij Melinda, divorci aspak miqësor


Melinda Gates ‘paralajmëroi’ Bill për takimin me grabitqarin seksual Jeffrey Epstein, divorci thuhet se ‘jo miqësor’ – raporton

Takimi e vëllazërimi i bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates me Jeffrey Epstein zemëroi ish-gruan e tij Melinda, sipas një raporti të Daily Beast.

Çifti u takua me Epstein në shtëpinë e tij në East Side në shtator 2013, duke e lënë Melinda Gates ‘të zemëruar’ në të njëjtën ditë kur çiftit u dha çmimi i Shërbimit Publik ‘Lasker-Bloomberg ‘ në hotelin pranë. Atje, ata u fotografuan së bashku me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Burimet e cituara nga Daily Beast pohuan se takimi ishte një pikë kthese për marrëdhëniet e Gates me Epstein. Media në fjalë citon një burim që pretendon se ‘miqësia e burrit të saj me Epstein ende e përndjek Melindën’.

Megjithatë është ende e paqartë nëse neveri e dukshme ndaj Epstein ishte faktori vendimtar për të vendosur që ajo të merrte vendimin për t’u dovorcuar me bashkëshortin e saj.