Vendosni fjalën kyçe....

“Eja plakemi bashkë” – këngëtarja serbe i vë syrin Bill Gates-it pas ndarjes nga gruaja


Divorci i çiftit Bill dhe Melinda Gates i ka lënë njerëzit të habitur, pasi erdhi pas 27 vitesh martesë.

Por dikush mesa duket është i lumtur nga kjo ndarje. Bëhet fjalë për këngëtaren serbe Neda Ukraden, e cila mesa duket i ka vënë syrin Billit 65-vjeçar.

Ajo ka bërë një koment në një nga lajmet për divorcin e miliarderit amerikan: “Bill, eja dhe plakemi bashkë”.

Pas këtij komenti, pati një seri shakash dhe reagimesh në rrjet.

Lajmin e ndarjes e bëri të ditur për publikun vetë Bill Gates, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *