Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i braktisur i mituri në Tiranë, policia: S’mban mend banesën, ndodhet te Komisariati 3 (Emri, Foto)


Një fëmijë i mitur është gjetur i pashoqëruar në Tiranë pranë ‘Terminalit të Jugut’ në orën 16:00.

Sipas policisë, fëmija me emrin Vin Uku nuk mban banesën dhe është dërguar në Komisariatin 3.

Ajo u bën thirrje familjarëve ose personave që kanë kontakte me ta që të paraqiten në komisariat ose të telefonojnë numrin 112 të policisë.

Njoftimi

“Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *