Vendosni fjalën kyçe....

Kombi më i vaksinuar i botës rikthen karantinën pas rritjes së infektimeve me Covid-19


Seishel, që ka vaksinuar plotësisht më shumë qytetarë kundër Covid-19 se çdo vend tjetër, ka mbyllur shkollat ​​dhe anuluar vprimtaritë sportive për dy javë ndërsa infeksionet në vend po rriten.

Masat, të cilat përfshijnë ndalime të takimeve mes familjeve të ndryshme vijnë edhe pasi vendi ka vaksinuar plotësisht më shumë se 60% të popullsisë së tij të rritur me dy doza të vaksinave Covid-19. Kufizimet janë të ngjashme me ato të vendosura për herë të fundit në fund të vitit 2020.

“Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e jashtëzakonshme që po bëjmë, situata Covid-19 në vendin tonë është kritike tani, me shumë raste të përditshme të raportuara javën e kaluar,” tha Peggy Vidot, ministrja e Shëndetësisë në një konferencë shtypi.

Arkipelagu i Oqeanit Indian, që ka një popullsi prej rreth 98,000 personash, varet nga turizmi dhe veproi shpejt për të filluar vaksinimet në janar duke përdorur një dhurim të vaksinave kineze nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri më 12 Prill, 59% e dozave të administruara ishin vaksina Sinopharm dhe pjesa tjetër ishin Covishield, një version indian i AstraZeneca.

Deri më tani 62.2% e popullsisë së saj është plotësisht e vaksinuar, sipas Bloomberg Vaçine Tracker. Kjo krahasohet me 55.9% për Izraelin, kombi tjetër më i vaksinuar në botë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *