Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet në ecje makina pranë Liqenit Artificial në Tiranë


Një mjet është shkrumbuar plotësisht në Tiranë.

Makina tip ‘Mercedes-Benz’ ka marrë flakë pranë Liqenit Artificial dhe është djegur i gjithi pavarësisht se në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.

Mjeti ka shpërthyer disa herë gjatë djegies ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëme.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *