Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi sërish kryetar Kuvendi? Balla: Nuk ka nevojë për diskutim, s’ka si ai


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla lë të hapur mundësinë që në Kuvendin e ri që do të krijohet në shtator, Gramoz Ruçi mund të jetë sërish kryetar.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla ndërsa ishte i ftuar në emisionin e tij “Real Story”,  nëse Ruçi do ishte përsëri kryetar Kuvendi, Balla tha se kjo gjë nuk kishte nevojë për diskutim.

Sipas Ballës, në gjithë këto vite të Parlamentit shqiptar nuk ka patur një kryetar si Ruçi.

“Pse jo? Në kuptimin që zoti Ruçi është një kryetar Kuvendi model. Në gjithë këto vite parlamentarizëm nuk ka një kryetar të tillë dhe unë jam një kryetar i shumicës dhe edhe për mua, zotin Ruçi do ta quaja një barrierë kur bie fjala për respektimin korrekt të rregullores së Kuvendit. Kështu që nuk ka nevojë për diskutim.”– deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *