Vendosni fjalën kyçe....

Meta mungoi në mbledhje, Manja: Nuk e di çfarë axhende më të rëndësishme paska Presidenti se sa kjo


Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, refuzimin nga ana e presidentit Ilir Meta për të mos qenë i pranishëm në seancën e sotme dëgjimore.

Manja thotë se nuk e di se çfarë gjëje më të rëndësishme ka Meta në axhendën e tij, sesa kërkesa e një grupi deputetësh për ta shkarkuar atë.

“Nuk e di se çfarë axhende më të rëndësishme ka Meta sesa kërkesa e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e presidentit dhe lidhur me kohën unë dua të bëj me dije se Presidenti i Republikës është vënë në dijeni menjëherë nga kryetari i Kuvendit. Gjithsesi Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ia garantoi mundësinë që të shprehej, Meta ka vlerësuar si kohë të pamjaftueshme. Meta të shprehet në Komisionit në rast se Kuvendi do e ngre këtë Komision. Ka mundësinë dhe kohën e nevojshme për të dhënë sqarimet e duhura para deputetëve të Komisionit hetimor, nëse nesër Kuvendi do votojë për ngritjen e këtij Komisioni.”- tha Manja.

Presidenti Meta iu përgjigj sot ftesës së Komisionit të Ligjeve për të marrë pjesë sot në orën 11:00 në një seancë dëgjimore lidhur me nismën e 49 deputetëve për shkarkimine  tij nga detyra.

Por Meta tha se njoftimi për mbledhjen ishte bërë vetëm një ditë më parë dhe se kjo ishte një kohë e pamjaftueshme për të rregulluar axhendën që sipas tij e kishte sot tërë ditën të zënë me takime.

Meta tha se sot kishte takime me personalitete të larta të huaja, si: Ministren Federale për Çështjet Europiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë znj. Karoline Edtstadler dhe Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *