Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer pret të fitojë 26 miliardë dollarë nga vaksinat për vitin 2021


Kompania amerikane ‘Pfizer’ pret të fitojë 26 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave anti-Covid këtë vit, sipas një deklarate që bazohet mbi parashikimet financiare.

Vlerësimi i mëparshëm i firmës farmaceutike amerikane në deklaratën e saj të shkurtit ishte 15 miliardë dollarë në të ardhura nga shitjet e vaksinave për vitin 2021.

Projeksioni i rishikuar në të ardhurat nga vaksina me emrin BNT162b2, që u zhvillua me partnerin e tij gjerman BioNTech, pasqyron 1.6 miliardë doza që pritet të dorëzohen këtë vit sipas kontratave të nënshkruara në mes të prillit, tha ajo.

Shuma e parashikuar mund të rishikohet në të ardhmen nëse do ekzekutohen kontrata shtesë, vuri në dukje deklarata.

Përveç tregut kryesor në SHBA, Pfizer ka lidhur kontrata për të furnizuar me vaksinën e saj Kanadanë dhe Izraelin pas vitit 2021, ndërsa po negocion gjithashtu kontrata me vendet e tjera, shtoi ajo.

Të ardhurat totale të Pfizer u rritën me 45% në 14.6 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2021, nga 10.1 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregoi deklarata financiare.

Të ardhurat nga vaksinat arritën në 4.9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti.