Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Pogradec, digjen 12 apartamente


Zjarri i cili ra në një pallat në Pogradec dogji 12 apartamente.

Flakët dogjën plotësisht dy kate të pallatit, ku njëri ishte ndërtuar vitet e fundit, ndërsa shkaktoi dëmë të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë njërin nga apartamentet e këtij pallati, e më pas është shpërndarë edhe te hyrjet e tjera, duke krijuar panik tek banorët e pallatit. Ka qenë si fillim policia, ajo që ka bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe më pas shërbimi zjarrfikës.

Pas njoftimit nga banorët, policia dhe mjetet zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por duket se mjetet e pakta të këtij shërbimi e kanë pasur të vështirë për të izoluar flakët dhe për këtë arsye janë thirrur mjete të tjera zjarrfikëse nga qytete si Prrenjasi, Maliqi dhe Korça.

Banoret të pashpresë dhe në gjendje ankthi tregojnë përpara kamerave se si e kuptuan që pallati i tyre po digjej.

Nga zjarri ngelën në qiell të hapur 6 familje, ndërsa u dëmtua lehtë 1 prej punonjësve të shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *