Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool barazon me Leicester, Chelsea gjunjëzohet ndaj Bournemouth


Liverpool nuk ka arritur të përfitojë siç duhet nga humbja e djeshme e Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leicester në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield Road”, duke u shkëputur në krye të klasifikimit me vetëm 1 pikë nga ekipi i Pep Guardiolës.

Mane shënoi që në minutën e 3, por Maguire barazoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Shokohet Chelsea në transfertën ndaj Bournemouth. Skuadra e Sarrit u mposht 4-0 dhe tashmë e sheh veten në vendin e pestë, jashtë zonës Champions dhe me Manchester United vetëm 2 pikë mbrapa.

Ndërkohë, Tottenham fitoi 2-1 ndaj Watford dhe konsolidon vendin e tretë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *