Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Na mungojnë 3 mandate për shkak të fletëve të pavlefshme të votimit


Taulant Balla deklaroi mbrëmjen e sotme se PS-së i mungojnë tre mandate nga numri i madh i votave të pavlefshme.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News24 ku shtoi se edhe pse kishte marrë më shumë se 21 mijë vota personake, nuk kishte bërë fushatë për veten e tij.

Balla tha gjithashtu se PS-ja ka marrë rezultatet që priste.

“Kemi marrë rezultatin që e prisnim. Kishim si objektiv të merrnim 800 mijë vota dhe do i kishim marrë po të mos kishte aq shumë fletë votimi të pavlefshme. Ne jemi parti e organizuar dhe e bëmë analizën e votës pas zgjedhjeve. Na mungojnë tre mandate, për shkak të numrit të madh të fletëve të votimit të pavlefshme. Duhet të kishim shpjeguar më mirë sesi votohet në mënyrë të saktë. Nuk bëra fushatë për numrin tim por për Partinë Socialiste. Nuk kam bërë fushatë për numrin tim, por për PS.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *