Vendosni fjalën kyçe....

Institucionet shtetërore dëm ekonomik 712 milionë euro gjatë vitit 2020 – Raporti i KLSH-së


Dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i shkaktuan buxhetit të shtetit gjatë vitit 2020 llogaritet në rreth 712 milionë euro.

Ka qenë ky përfundimi i arritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka dorëzuar sot në Kuvend raportin vjetor të performancës.

Sipas këtij raporti, i ndarë në dy pjesë, i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë eurosh si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet.

Ndërsa pjesa e dytë përllogarit 694.1 milionë euro dëm në pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar nga pandemia Covid-19 por edhe edhe nga vendimet e parregullta të marre nga autoritetet.

Dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në shifrën e 711.8 milinë euro është si rezultat i 145 auditimeve. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura, shkruan BW.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *