Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndau videon denoncuese për blerjen e votave, arrestohen persona që dhunuan 38-vjeçarin


Katër kushërinj janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar 38-vjeçarin Ylli Kacoli, i cili shpërndau një rrjetet sociale një video ku një banor deklaron se PS i ka dhënë 20 mijë lekë për katër vota.

Në pranga janë vënë  Mirash Paplekaj 46 vjeç, banues në Torovicë, Gëzim Paplekaj 50 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe, Donald Paplekaj 22 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe dhe Jetmir Palekaj 29 vjeç banues ne fshatin Bleran Shkodёr. 

Sipas policisë, dhunimi i Ylli Kacollit ka ndodhur më 29 prill në orën 12:00 në Torovicë të Lezhës. Gëzim Papleka dhe të afërmit e tij i dëmtuan makinën, e dhunuan dhe e kanosën me jetë në mënyrë që të bëjë dëshmi të rremë para policisë, për të shpëtuar nga ndëshkimi Paplekën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *